Ziadin Sela takon Feta Alimin: Një përqafim malli që flet shumë!
Pasi mbrëmë lajmëroi se do lirohet tre ditë për fundjavë nga burgu, Feta Alimi ditën e sotme ka takuar liderin e ASH-së, Ziadin Selën.
Fotografinë e ka shpërndarë në rrjetet sociale, edhe sekretari dhe kandidati për Gostivarin nga ASH, Arben Taravari.
BDI nëpërmjet mediave të saj në vazhdimësi kishte sulmuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, se në momentin kur ka bërë koalicion me VMRO-në, ai ka tradhtuar Feta Alimin.
Megjithatë, se Feta Alimi nuk ka as edhe një pikë hatërmbetje ndaj Selës dhe Aleancës për Shqiptarët, është parë gjatë ditës së sotme.
Në ditët e tij të lirë nga burgu, Feta Alimi në Orizarë ka takuar Selën. Përqafimi i tyre përmallues flet shumë.
Alimi vazhdon të mbështet me tërë qenien e tij Ziadin Selën, ndërsa në sytë e Sleës mund të shihet e tërë dashuria dhe dhimbja që ka për personin që ja shpëtoi jetën. Në asnjë rast, në asnjë moment, Sela nuk ka harruar se përmenduri Feta Alimin, ndërsa në vazhdimësi ka kritikuar pushtetin dhe gjyqësorin të cilët padrejtë e dënuan Alimin.