Shilegov: Janë rritur çmimet e patundshmërive, i kemi pasuruar edhe qytetarët
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, duke folur për infrastrukturën e qytetit të Shkupit, në Emisionin Debativ” në TV SHENJA, ka thënë se me depërtimin e disa koridoreve në pjesën veriore të qytetit, janë rritur edhe çmimet e patundshmërive.
“Unë mendoj se qytetarët kur paguajnë taksat dhe e mbushin arkën e Qytetit, atëherë qyteti duhet t’i shpërblej qytetarët në një mënyrë. Nuk ka gjë më të rëndësishme se Shkupjanët në Shkup. Nuk është Shkupi për shkak të kryetarit, nuk është Shkupi për partitë politike, por Shkupi është për Shkupjanët. Për këtë arsye përkushtimi im ishte në këtë drejtim. Se si ata të përmirësojnë mënyrën dhe standardin e jetesës. Në fakt, nëse dëshironi të flasim në aspektin ekonomik. Me depërtimin e disa koridoreve në pjesën veriore të qytetit, janë rritur edhe çmimet e patundshmërive, defakto për 20 deri në 30%. Nëse ju keni patur banesë prej 50 metra katrorë, i cili deri para se të jem kryetar i Shkupit ju ka kushtuar 30 mijë euro, në këtë moment ju kushton 45 ose mijë euro. I kemi pasuruar edhe qytetarët në këtë mënyrë”, ka deklaruar Shilegov.
Shilegov më tej ka shtuar se infrastruktura e mirë si dhe lëvizja e mirë e njerëzve, kualiteti i jetesës, urbanizimi janë një nga fundamentet që qyteti të mund të frymojë lirshëm.