Sela nga Zhelina: Këto zgjedhje janë betejë mes të ndoturës dhe të pastrës
Ziadin Sela nga Zhelina u shpreh se kjo komunë, por edhe të tjerat, votojnë për dy gjëra të rëndësishme, përcjell in7. “Një për Mahirin dy Nderimin por voton edhe për një çështje tjetër të rëndësishme. Nëpërmjet votës tuaj, ju e keni momentin më 17 tetor të shprehni mirënjohjen tuaj për deputetët më të zëshme më të zonjë, më punëtore që ka pasur parlamenti Maqedonisë, Ilire Dauti”, deklaroi Sela nga Zhelina.
Sela tha se këto janë zgjedhje ku në betejë janë e vjetra, e harxhuara dhe e korruptuara e ndotura me të pastrën.
“Jo rastësisht kemi dalë me sloganin pastër sepse jemi pastër në nijet, jemi të pastër në figura, jemi të pastër dhe të pakorruptuar dhe jemi të pastër në krahasim me ato që realisht ne do të duhet t’i qojmë në histori, duke i fituar në mënyrë plebishitare me votë”, deklaroi Sela.
Sela tha se sinjalet e politikës së gabuar e aty që kërkojnë të mbijetojnë në skenë i shohim çdo ditë, në shtëpitë tona që po zbrazen dalë ngadalë./in7.tv/