Bekim Sali: Udhëheqësia aktuale nuk ka lëvizur as dy milimetra për ta rritur sigurinë e qytetarëve në Çair
Sa i përket sigurisë në komunën e Çairit, Bekim Sali në tv Alsat, ai tha se do të propozojnë tre pika policore për ta rritur sigurinë në komunën e Çairit.
“Njëra në Çarshinë e Vjetër, e dyta është në Çairçane, dhe pika e tretë policore duhet të jetë diku në Xhon Kenedi, duke përfshirë sigurinë e banorëve të Dizhonit dhe Serava. Vlerësojmë se këto janë një ndër pikat kryesore tona, e cila realisht nuk donë më shumë se vullnet. Mendoj se është punë e lehtë dhe do ta bëjmë në fillim të mandatit tonë. Siguria është sjell në nivelin më të ulët, edhe pse propaganda antishqiptare ka ekzistuar, por udhëheqësia e deri tanishme nuk ka arritur ta lëviz as dy milimetra sigurinë, duke bashkëpunuar me grupe të ndryshme”, tha Sali.