Maqedoni

Danela Arsovska: Nuk kandidoj për politikane, por për menaxhere të qytetit!

Shkupi do të jetë një metropol evropian me rend në trafik, transport
publik të shpejtë dhe efikas, me parqe dhe jetë kulturore që pulson nga
të gjitha anët e qytetit. Ky është Shkupi që unë dua, ky është Shkupi që
meritojmë, tha Danela Arsovska, kandidatja e pavarur për kryetare të
Shkupit në konferencën e sotme për shtyp me të cilën e shënoi fillimin e
fushatës së saj elektorale.

“Sot e filloj garën time për t’u bërë gruaja e parë kryetare të Shkupit,
gruaja e parë kryetare e pavarur të Shkupit. Shkupit nuk i duhen më
shumë politika partiake, Shkupit nuk i duhet më shumë ndarje. Shkupi ka
nevojë për një menaxher i cili do të kujdeset për nevojat e qytetarëve
dhe do ta çojë qytetin tonë përpara. Jo me demagogji dhe utopi boshe,
por me përkushtim, punë të palodhur dhe profesionalizëm. Unë jam e
gatshme. Kam një ekip dhe plan. Unë nuk jam një person që beson në
premtime boshe dhe projekte utopike të cilët nuk do realizohen kurrë.
Unë jam një grua që besoj në fakte, numra dhe besoj në zgjidhje reale.
Unë besoj në zgjidhje të shpejta dhe të sigurta që do ta ndryshojnë
qytetin tonë për mirë, që do të përmirësojnë jetën e të gjithë
qytetarëve,” shtoi ajo.

Ajo prezantoi planin për Shkupin modern i cili përmban 15 + 1 projekte
kryesore për Shkupin të përfshira në programin e saj zgjedhor me
projekte që do të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve të
Shkupit.

“Nga vitalizimin e Shkupit si një vatër kulturore, në zgjidhje të
qëndrueshme për trafikun dhe parkimin. Nga një plan i ri urbanistik që
do të ndalojë ndërtimet e pakontrolluara, do të ruajë gjelbërimin dhe do
të krijojë parqe të reja, tek një administratë e qytetit që do të jetë
plotësisht në funksion të qytetarëve. Do implementoj projekte reale që
do të kenë përfitime reale për qytetarët. Do vendosim transport publik
falas. Do e ringjallim jetën kulturore. Ne do ta bëjmë Shkupin një qytet
festivalesh – me nga një festival të madh çdo muaj. Do e mbrojmë
gjelbërimin dhe natyrën tonë, por gjithashtu do të ndërtojmë parqe të
reja të mëdha dhe zona rekreative në çdo komunë të Shkupit, aty ku
askush nuk e ka menduar deri më tani. Dhe do t’ia kthejmë shkëlqimin të
gjitha vendeve të harruara në qytetin tonë. Për të gjithë fshatrat tanë
që rrethojnë qytetin, ne do të sjellim infrastrukturë sipas modelit të
rrugëve moderne dhe funksionale, do siguroj transport publik më të mirë
dhe inicijativë për ringjalljen e qendrave në fshat ”, tha Arsovska në
fjalimin e saj.

Ajo theksoi se në programin e saj zgjedhor nuk do të premtojë mrekulli,
por se do punojë shumë që ditën e parë për të realizuar planin për
Shkupin.

“A do të jetë e lehtë? Sigurisht qe jo! A jam gati për sfidën? Sigurisht
qe jam. Nëse mund të luftoj për të drejtat e 24 mijë ndërmarrjeve të
vogla dhe të mesme që punësojnë më shumë se 80% të njerëzve në sektorin
privat – si kryetarja e parë grua e Odës tregëtare, mund të luftoj me të
njëjtën forcë si gruaja e parë kryetare, për qytetarët e Shkupit. Do
punoj për qytetarët dhe do të punoj së bashku me qytetarët. Dua t’ju
them se do t’ju dëgjoj, unë jam këtu për ju dhe jam duke i pritur idetë
tuaja se si Shkupi mund të jetë një qytet më i mirë, për ju, për ne, për
të gjithë. Edhe si kryetare, unë do të mbetem qytetare si ju, qytetare
siç jam edhe tani,” tha Arsovska.

Danela Arsovska falënderoi për mbështetjen e parezervë që merr nga
familja e saj, qytetarët që e kanë dhënë nënshkrimin tyre dhe e dhanë
mbështetjen e tyre për të qenë një kandidate e pavarur për kryetare të
Shkupit, partitë politike dhe organizatat joqeveritare dhe u bëri
thirrje të gjithë qytetarëve të Shkupit që t’i bashkohen luftës së saj
për Shkupin modern dhe evropian.

“Faleminderit maqedonas, shqiptarë, turq, romë, boshnjakë, vllehë dhe
serbë. Unë nuk do të ndalem me shtrirjen e dorës. Unë kërkoj mbështetje
nga të gjithë dhe të gjithë. I zgjas dorën të gjithë qytetarëve të
Shkupit. Përkatësia politike në këto zgjedhje nuk duhet të na ndajë. Në
këto zgjedhje ne zgjedhim njerëz që mund të përballojnë problemet, për
të ofruar zgjidhje të shpejta dhe të sigurta. I bëj thirrje të gjithë
atyre që e duan Shkupin të na bashkohen. Ky qytet përsëri do jetë më i
bukur dhe më i pastër dhe me rendin e tij të bukur, vullnet, dhe me
rendin e tij të mirë do bëhet modern“,theksoi Arsovska.