Sela: Ahmeti katër vite nuk e përmendi 27 prillin, tani thotë se nuk duhet harruar
Ziadin Sela në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se pas katër viteve Ali Ahmeti përmend 27 prillit dhe thotë se ajo nuk duhet harruar. Sela thotë se Ahmeti e thotë tani pas bashkëpunimit që kanë me VMRO-në, ndërsa shton se atë ditë kur ndodhën ngjarjet e 27 prillt, Ahmeti nuk dihej se ku është.
“U deshtë te kalojnë katër vite, kur doli dhe ta se nuk duhet të harrohet 27 prill. A e keni dëgjuar deri tani. I kanë amnistuar Mukoskin. Lind pyetja kush e lejoi turmën që të futet në parlament. Policia e uniformuar a pat ndonjë rezistencë. Kush ishte urdhër. Urdhri i është marrë Besi Dearit dy ditë më parë, dhe ju dha Cavkovit. Kush është mbi të, Agim Nuhiu. Dihej botërisht se do të ndodhe gjithçka. Të jesh ministër dhe nëse pretendon se je i pastër duhej t’i merrte masat që mos t’i preket fija e floku asnjë deputetit. Atë ditë që kanë ndodhur, një prejse e shqiptarëve janë quar në pushim të detyrueshëm. Janë shumë sinjale të qarta”, tha Sela.