Maqedoni

Zaev: Pyetjet për tragjedinë në Tetovë janë bërë më banale (Video)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u është drejtuar mediumeve në lidhje me tragjedinë e 8 shtatorit në spitalin modular ku vdiqën 14 persona. Ai u pyet në lidhje me hetimin se deri në cilën fazë ka arritur, por ai u është përgjigjur se këto pyetje kanë kaluar në banalitet dhe se do të ketë përgjegjësi nga drejtori i spitalit në Tetovë, drejtori ekonomik i spitalit, zëvendës ministri i shëndetësisë dhe ministri i shëndetësisë, por të presim të mbarojë hetimi, përcjell Nistori.

“Asnjëherë nuk do të lejoj të vazhdojmë të hyjmë në pjesën e pyetjeve, sepse, sigurisht edhe ju e keni vërejtur është bërë banale më e gjithë kjo, këto ditë”, ka theksuar Zaev, duke injoruar pyetjet tjera të gazetarëve në lidhje me tragjedinë.

Përndryshe, kanë kaluar 12 ditë nga tragjedian në spitalin modular dhe akoma nuk ka nga prokuroria dhe organet tjera kompetente ndonjë përgjigje në lidhje me rastin. 14 pacientë mbetën të vdekur nga zjarri, ndërsa 12 u lënduan. /Nistori/