Biden për Putinin: E njoh mirë, është njeri pa shpirt, mendoj se është vrasës
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin është një “vrasës”, dhe se së shpejti do të ndjejë pasojat e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit të kaluar, shkruan ABC News.
“Do ta paguaj çmimin, e cilat do të jenë pasojat do t’i shihni së shpejti”, ka thënë Biden gjatë një interviste dhënë, transmeton Telegrafi.
Ai këto komente i bëri pas informatave që i ka marrë nga Shërbimet Sekrete, se Rusia është përfshirë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Biden për Putinin ka thënë se e njeh relativisht mirë dhe se sipas përvojës me takimet me liderët botërorë, gjëja më e rëndësishme është të njihet mirë bashkëbiseduesi.
Gjithashtu ka theksuar se nuk beson që Putin ka shpirt, e në pyetjen nëse presidenti rus është vrasës, Biden u përgjigj shkurt: “Po”.