Maqedoni

Arrestohet 20 vjeçari, ua dha “xhipin” borxhlinjve në Shkup, policisë i tha se ia kan vjedhur

Një 20 vjeçar nga Kratova është futur në borxh në Shkup dhe ka qenë i detyruar që borxhlinjve në rrugën “ Todor Stojçevski” në Butel tua japë veturën WV Tuareg me numra të Italisë. Për të fshehur rastin, ai i ka thënë familjarëve se veturën ia kanë vjedhur hajdutët dhe rastin e ka paraqitur në polici.
Mirëpo MPB njofton se pas hetimeve të kryera ka zbuluar se i riu nga Kratova i ka gënjyer, shkruan Zhurnal. Për këtë shkak ai është arrestuar nga policia e Çairit dhe akuzohet për veprën “denoncim i rrejshëm”.