Filipçe: S’ka karanatinë gjatë uikendit, ora policore mbetet nga 22:00 deri në 05:00
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se nuk do të ketë zgjatje të orës policore dhe se edhe në ditët në vazhdim ora policore do të filloj në 22:00 dhe do të zgjas deri në ora 05:00. “Kishim koordinim me KSI-në, për të dhënat e fundit, në bazë të analizave të dy javëve të fundit. Është konstatuar se në ato qytetet ku kishte rritje, Vallandov, Krushevë , Kavadar dhe Prilep, ka rritje edhe në Shkup, Gostivar dhe Veles. Ajo që u konstatua sot është se masa e kufizimit të lëvizjes mbetet e njëjta, kjo masë do të mbetet nuk do të plotësohet”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë/Alsat