Lajm i dhimbshëm për shqiptarët në Kroaci, ndahet nga jeta në moshë të re Engjell Canaj
Ndarja e parakohshme nga jeta e bashkëkombasit tonë Engjell Canajt, është një lajm i hidhur për të gjithë ne, Engjulli me punën e me veprat e tij në shërbim të komunitetit tonë ku udhëhoqi Bashkësinë e Shqiptarve në Varazhdin, tregoi vlera të pastra, tregoi dashamirësi ndaj të gjithve, ishte i palodhur për ruajtjen e trashëgimisë kulturore kombëtare, është kjo humbje e dhimbshme për të gjithë, do të kujtohet gjithmonë me nderime!
E nderuara familje Canaj, të afërmit e miqtë e tij, ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të bashkëfamiljarit Tuaj, shokut tonë, bashkëndjejmë dhembjen!
U prehtë në paqen e Zotit!
Esad Çollaku