Maqedoni

Dorëhiqet edhe zv/ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani

Zëvendësministri i ministri Shëndetësisë, Ilir Hasani, ka dhënë po ashtu dorëheqjen nga posti i tij. Ilir Hasani dha dorëheqjen vetëm pak minuta pas dorëheqjes së dy drejtorëve të spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi. Ilir Hasani jep dorëheqjen, ashtu si dhe në rastin e drejtorëve, për arsye morale. Ai e shpjegon vendimin e tij në një staus në fejsbuk se asgjë nuk ka mbi dinjitetin.

“Në këto momente kaq të rënda për të gjithë ne, jap dorëheqje si akti më i lart moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënjes së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin!”- shkruan Hasani në fejsbuk.