Maqedoni

Arifi: Komuna nuk ka pasur asnjë kompetencë, ne instaluam vetëm ujin dhe kanalizimin

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi thotë se ata nuk kanë pasur asnjë kompetencë tek ndërtimi i spitalit të modeluar në Tetovë. Sipas saj, me ligj special leja dhe ndërtimi ka qenë nga Ministria e Shënëdetësisë dhe Qeveria. Komunës vetëm i është kërkuar vendosja e ujit dhe kanalizimit.

Teuta Arifi, kryetare e Tetovës

“Dëshiroj të ju informoj se të gjitha qendra modulare që janë ndërtuar në nivel vendi, janë ndërtuar me ligj special dhe në bazë të ëktij ligji special asnjëra prej tyre nuk ka pasur nevojë që të ketë leje nga komunat përkatëse”.

Në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë informojnë se janë në dispozicion të të gjitha institucioneve dhe do të bashkëpunojnë dhe do e dorëzojnë të gjithë dokumentacionin në dispozicion për instalimin e të 17 qendrave rajonale të COVID -it në vend.

Përndryshe, kryetarja Arifi tregoi se në natën tragjike, orën 09:02 minuta Brigata e Zjarrfikësvee ka marrë thirrjen dhe në orën 09:07 kanë intervenuar me 3 makina dhe 16 zjarrfikës, 2 nga të cilat kanë qenë në pjesën e përparme të objektit dhe 1 në pjesën e prapme. Më tej kanë thënë se në orën 09:30 zjarri është vënë nën kontrollë dhe në orën 09:45 është përfunduar.

Këshilli komunal i Tetovës do të bëjë mbulimin e plotë të varrimit të personave që aknë ndërruar jetë. Për pjesën tjetër do të ndihmoj edhe myftinia e Tetovës. Këshilli poashtu familjeve të viktimave dhe personave të mbijetuar do t’u ndihmoj me një ndihmë prej 60 000 denarësh./Shenja.tv