Maqedoni

BFI me vendim/ Në të gjitha xhamitë e vendit do të bëhen lutje për Tetovën

Rijaseti i BFI-së gjatë ditës së djeshme konvokoi mbledhjen e jashtëzakonshme me rastin e tragjedisë në Tetovë, informon portali “tetova1″.

Pas mbledhjes të jashtëzakonshme të Rijasetit, Bashkësia Fetare Islame doli me një komunikatë për opinion në të cilën thuhet:

“Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame, në përbërje të plotë, sot në Tetovë mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme, në të cilën iu përkushtua rastit tragjik që ndodhi mbrëmë ( të mërkurën) me djegien e spitalit modular në Tetovë, ku për pasojë pati vi ktima dhe të lënduar. Me këtë rast Rijaseti i BFI u shpreh ngushëllime familjarëve të vik timave, me lutje drejtuar Allahut xh.sh. që të vd ekurve t’ua falë Xhennetin e familjarëve tu jep sabër, kurse të lindurit t’i shërojë sa më shpejtë.

Duke e ndarë dhimbjen e madhe me të gjitha familjet e vi ktimave si dhe me gjithë banorët e Tetovës, Rijaseti i BFI në shenjë solidariteti me familjarët e vi ktimave, nga buxheti i vet ndau një shumë prej 300 mijë denarëve, shtuar kësaj shume edhe ndihmën vullnetare personale të çdo anëtari të Rijasetit të BFI. Ndërkaq harxhimet e varrimit do t’i mbulojë Myftinia e BFI Tetovë.

Po ashtu, Rijaseti i BFI, kërkon nga nënpunësit fetarë që sot, më 10 shtator të këtij viti, në namazin e xhumasë, së bashku me xhematet e tyre, në të gjitha xhamitë e vendit, të bëjnë lutje për vi ktimat e rastit në fjalë”, thuhet në kumtesën e BFI-së./tetova1/