702 raste të reja dhe 24 viktima nga virusi
702 raste të reja janë regjistruar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut nga realizimi i 6.480 testimeve.
Në po të njëjtën periudhë, janë shëruar 1.119 pacientë kurse kanë vdekur 24 persona.
Viktima më e re në moshë është një 37-vjeçar nga Shkupi
Raste aktive në vend janë 13.952./TV21