Sot jemi keq, të shpresojmë që nesër do të jemi më mire!
Azir Aliu
Sot është një ditë e veçantë për shtetin tonë. E dje, dje ishte një ditë e zakonshme dhe fëmijët ishin në shkollë, pasi që erdhën në shtëpi përveç gëzimit që patën për ditën e nesërme se nuk do të shkojnë në shkollë, shumë pak informata agreguan nga shkolla për atë çka do të thotë për një qytetarë dita e pavarësisë, si duhet të duket një qytetar kontribues në shoqëri, çka duhet të përmirësojmë ne si shoqëri për të qenë qytetarë si ata të Evropës, asnjë nga këto tema nuk u trajtuan dje, e sot…sot përveç flamujve dhe aktiviteteve politike nuk kemi asnjë aktivitet kulturor, edukativ, shoqëror!
Dje, shkollat nuk shfrytëzuan mundësinë për t’u mësuar fëmijëve diçka më shumë për festat shtetërore, rëndësin e tyre, roli ynë në ato proçese, për të folur për patriotizëm dhe për t’u treguar atyre obligimet dhe bukurinë e të qenurit qytetar i vyeshëm.
Unë si pedagog nuk besoj se edukimi ka të bëjë vetëm me të qenuriti urtë në klasë, t’i kalosh me sukses testet dhe t’i bëjsh detyrat e shtëpisë. Edukimi i fëmijëve është më shumë se kaq, ata duhet t’i mësojmë të bëhen kontribues të përgjegjshëm për shoqërinë dhe rethin ku jetojnë, shkolla duhet t’i mësojë edhe për vendosshmërinë dhe punën e palodhur, miqësinë dhe bashkëpunimin.
Dje shkollat tona duheshte te kenë tema që trajtojnë patriotizmin dhe qytetarinë dy virtyte shumë të rëndësishme që duhet të jenë një nga prioritetet e arsimit fillorë dhe të mesëm. Fëmijët tanë janë e ardhmja e vendit tonë, ngritja e këtyre virtyteve e bën ardhmërin e vendit më shpresëdhënëse.
Për të krijuar një komunitet të shëndoshë, inteligjent dhe të përfshirë në mënyrë aktive në shoqëri, është e domosdoshme t’u mësojmë fëmijëve tanë rëndësinë e patriotizmit dhe qytetarisë. Kjo do të thotë t’i mësosh ata për rregullat, mirësjelljen, obligimet dhe lirinë. T’i mësosh ata të tregojnë respekt dhe krenari për vendin,t’i mësosh ata si të japin kontribut për komunitetin, t’i mësosh ata që të jenë më përgjegjës, t’i mësosh ata të jenë më bashkëpunues.
I vetëdishëm që fëmijët mësojnë nëpërmjet modeleve,e modelet sot lënë shumë për të dëshiruar! Kjo vështirëson punën edhe të pedagogëve edhe të prindërve për të ngritur këto virtyte tek gjeneratat e reja.
Sot është dita e Pavarësisë dhe vetëm duke varur një flamur nuk krijojmë shoqëri patriotike, të rinjë që e duan vendin, të rinjë që realizimin e ëndrrave të tyre e shohin këtu, në vendlindje.
Megjithatë, unë kam mirëkuptim pse shkollat dje nuk trajtuan këto tema me nxënësit. Ata dje duhej të flisnin me krenari dhe entuziazëm për vendin tonë dhe të flisnin për atë që na bën krenar që jemi qytetarë të këtij vendi. Ata dje kanë menduar se si do të përgjigjen në pyetjet e nxënësve, pse jemi kështu?!, ndryshe nga bota!, pse nuk kemi shkolla si bota?!, rrugë si bota?!, terene sportive si bota?!, pishina në çdo lagje si bota?!, pse nuk respektohen të drejtat e fëmijës si bota?!, pse nuk pyeten fëmijët siç pyeten fëmijët e botës?!!… eshumë e shumë pyetje të tjera. Dje mësimdhënësi do të obligohej të ulëkokën duke mos pasur përgjigje në këto pyetje që do të mund t’i parashtronin nxënësit, fëmijët tanë. Dje ata nuk do të dinin si ta justifikojnë mënyrën e organizimit të shoqërisëtonëdhe mënyrën e drejtimittë vendit tonë, abuzimet që ndodhin në dhe me institucionet e vendit, proçese që ndikojnë tek të rinjtë çdo ditë dhe ata janë shumë të vetëdishëm për dështimet tona si shoqëri, sistem, si shtet, si intelektual! Proçese që kontribuan dhe ende vazhdojnë të kontribuojnë që të rinjtë të humbin shpresat për këtë vend!Dje mësimdhënësit nuk kishin se si flasin me ta për të zvogluar ankthin e tyre, për t’ju dhënë shpresë atyre!
Dje, sado që të mundohenin mësimdhënësit të gjejnë mënyra për t’i trajtuar këto tema me entuziazëm dhe në forma argëtuese, nukdo të gjenin dot forma të tilla as në rolin që kanë si mësimdhënës e as në rolin dhe autoritetin që e kanë si intelektual në shoqëri.
Unë besoj thellë që secili prej tyre me shumë dëshirë dhe entuziazëm përpiqet për të inkurajuar patriotizmin dhe krenarinë tek fëmijët tanë, dhe për të minimizuar zemërimin dhe zhgënjimet e tyre. Ky mision është shumë i rëndë mostë them gati se i pamundur! Bëhet aq I pamundur kur fëmijët tanë kerkojnë që t’i lidhin subjektet me jetën e përditshme të tyre në mënyrë që ata të shohin se sa nga gjërat e lumtura dhe pozitive në jetën e tyre lidhen me botën përreth tyre.
Përveç sistemit arsimor, rol të veçantë në këto virtyte kanë edhe mediat! Edhe kjo pjesë e rëndësishme e ekosistemit për shoqërin dje nuk dha asgjë për këto tema. Kjo hallkë e ngitjes së vetëdijes në shoqëri është devijuar aq shumë sa sot duhet të mendosh dy herë përpara se të blesh një gazetë, për shkak të materialeve kontaminuese që mund të gjesh aty brenda, si në aspekt shoqëror, edukativ ashtu edhe në aspekt politik.
Sot është sfidë e vërtet për të vendosur që të kemi gazeta dhe revista mbi tavolinë në shtëpit tona! Edhe pse fëmijët mund të mos kenë interes për ti lexuar ato, ose mund të mos e kuptojnë atë që po lexojnë, tekstet që kemi sot nëpër gazeta dhe revista dhe përmbajtjet e tyre janë po aq të rrezikshme sa edhe vetë shfrytëzimi I internetit pa kontrollë nga prindërit. Sot aty keni më shumë politikë se sa tekste që ngrejnë një vlerë.
Si rrjedhoj e kësaj gjendjeje, sot kemi vështirësi të vendosim një shembull të mirë me qëllim edukimin dhe përfshirjen e fëmijëve në biseda të dobishme me qëllim që të stimulojmë mendimin kritik, mirëkuptimin, krenarinë dhe dashurinë ndaj vendit.
Sot, po të dëgjoni bisedat politike midis të rinjëve, ka të ngjarë të dëgjoni vetëm sharje dhe ofendime nga njëra pale ose deklarata lavdërimi papërmbajtje nga ana tjetër.
Sot, fëmijët tanë për fat të keq nuk kanë mundësi të shohin dhe të imitojnë biseda eksploruese inteligjente, të bazuara në fakte rreth gjërave, shoqërisë, politikës, patriotizmit dhe komunitetit.
Sot, bisedat tona janë të bazuara në emocione ose të mbushura me zhgënjim! Sot bisedat tona janë më shumë fyese se sa kontribuese.
Sot jemi keq, të shpresojmë që nesër do të jemi më mire!