Sport

Kosova ndal Greqinë, Muriqi heroi i ndeshjes (VIDEO)

Kosova ka barazuar 1-1 ndaj Greqisë, me një gol të shënuar në minutën e dytë shtesë nga Vedat Muriqi, duke mbajtur sërish pas në renditjen e grupit B grekët.

Miqtë kishin kaluar në avantazh në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, me anë të Douvikas.

Kosova renditet në vendin e tretë të grupit, me 4 pikë, duke lënë pas Greqinë (3) dhe Gjeorgjinë (1). Ndërkohë që ky grup kryesohet nga Spanja me 10 pikë, e ndjekur nga Suedia me 9.

Kosova e zhvillon ndeshjen e radhës më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” ku mysafir do të jetë Kombëtarja e Spanjës, e cila e kryeson grupin B.