Shqipëri

Përleshje mes shqiptarëve të Kosovës e të Shqipërisë në Itali, gjuhen me armë

Të shtëna armësh kanë tronditur orët e para të ditës qytetin italian të Triestes, ku të paktën 8 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Sherri nisi në një bar sipas medieve italiane, por protagonist ka pasur disa punëtorë shqiptarë e kosovarë. Dy prej të dyshuarve u kapën ndërsa tentonin të largoheshin nga vendngjarja.

Edhe gjatë arrestimit, të shtënat nuk ndaluan. Përplasja e madhe me armë zjarri por edhe shufra hekuri mendohet të ketë nisur për çështje që lidheshin me punën. Në të mendohet të jenë përfshirë 15 persona. 4 patrulla policie mbërritën me urgjencë në vendngjarje, si dhe 7 ambulanca.

Qyteti është praktikisht i shokuar, thotë shtypi vendas. Njëri prej punonjësve të lokalit tha se kishte punuar për 33 vjet në atë zonë, por nuk kishte parë kurrë një skenë të tillë kaq të dhunshme. Sipas tij, dy grupe të përbërë nga persona të shumtë në fillim ishin përplasur verbalisht, pastaj kanë nxjerrë shufrat e hekurit, e në fund, edhe armët e zjarrit./ Top Channel