“Shoku i Mijallkovit” Artan Grubi mendon se mund të fusë huti te votuesit e Aleancës dhe Alternativës (Video)
Sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi ka vazhduar me kritikat e tij ndaj koalicionit parazgjedhor ASh-AAA-VMRO-DPMNE-së.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Grubi tha se mezi pret ta sheh ditën kur “votuesit e Aleancës për Shqiptarët me gjithë zemër do të votojnë për VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit (ish kryeministrit – azilant në Hungari) dhe Hristijan Mickoskit (liderit aktual të VMRO-DPMNE-së).
“Ju thashë, “koalicioni 27″ e quajnë në rrjete sociale. Ai është koalicion i ndarjes dhe jo i bashkimit. Koalicion i Shkupi 2014 dhe jo Shkupit të një tërësie apo të përbashkëtës sonë. Mezi pres ta shoh ditën kur të gjithë votuesit e Aleancës me gjithë zemër, me tërë entuziazmin, me tërë at dashuri do të votojnë për VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit dhe Hristijan Mickoskit dhe e kundërta. Të gjithë ata patriotë të VMRO-DPMNE-së, të gjithë ata që hynë më 27 prill (2017) në Kuvend, të gjithë ata që e përkrahin Shkupi 2014 do të votojnë me bindje të madhe me gjithë zemrën për Ziadin Selën dhe Aleancën. Mezi pres ta shoh 17 tetorin”, tha Grubi, transmeton TV21.
Prej kur doli në mediume fotografia nga takimi i fshehtë në hotel Meriot me ish drejtorin e Policisë sekrete, Grubi te opinioni shqiptar njifet ne nofkën “shoku i Mijallkovit”.