Kërkoi pajtimin e shqiptarëve me serbët, Ahmetit i vjen një reagim i ashpër: Shërbëtor i Beogradit!
Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, pas thirrjes për pajtim të kombit shqiptar me kombin serb.
Bytyçi u befasu nga kjo deklaratë e Ahmetit, duke u shprehur se po del që shumë nga komandantët e luftës së shqiptarëve i paska emëruar Milosheviçi.
“Por Ali Ahmeti ka marrë përsipër rolin e shërbëtorit të Beogradit, duke u kërkuar shqiptarëve “të pajtohen me serbët”! Ndryshe, sipas tij shpërthen lufta, sepse hakmarrja që ai përmend ka si mjet luftën! Shkurt Ali Ahmeti i kërcënon shqiptarët, kryesisht qeverinë e Kosovës. Masha e Edi Ramës nuk guxon t’u thotë serbëve që të pajtohen me shqiptarët!”, shkroi profesori në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
“Duhet pajtim i kombit shqiptar me kombin serb. Ndryshe të vendosemi për hakmarrje! Ja pajtim, ja hakmarrje”, ka thënë Ali Ahmeti në një intervistë të ditëve të fundit. Po na del se shumë nga komandantët e luftës së shqiptarëve i paska emëruar Milosheviçi në ato detyra që kanë pasë. Edhë Ali Ahmetin midis tyre!
Nuk e kap asnjë lloj logjike të flasësh me këtë gjuhë të drunjtë. “O pajtim, o hakmarrje”! Çfarë mesazhi është ky? Kush duhet të pajtohet, sipas Ali Ahmetit? Ai thotë se shqiptarët, viktimat pra, duhet të pajtohen me serbët, agresorët! Po pse nuk u dashka që serbët të pajtohen me shqiptarët, por shqiptarët të pajtohen me serbët?!
Ali Ahmeti e di se po e kërkuan pajtimin shqiptarët, serbëve u jepet e drejta të kërkojnë kompensim në rolin e viktimës. Ndërsa po ta kërkojnë serbët, shqiptarët nuk kërkojnë asgjë nga serbët. Vetëm ti lenë të lirë të jetojnë në trojet e veta, në shtetin e vet, sipas dëshirës dhe organizimit shtetëror të vetin. Siç bëjnë edhe serbët.
Por Ali Ahmeti ka marrë përsipër rolin e shërbëtorit të Beogradit, duke u kërkuar shqiptarëve “të pajtohen me serbët”! Ndryshe, sipas tij shpërthen lufta, sepse hakmarrja që ai përmend ka si mjet luftën! Shkurt Ali Ahmeti i kërvcënon shqiptarët, kryesisht qeverinë e Kosovës. Masha e Edi Ramës nuk guxon t’u thotë serbëve që të pajtohen me shqiptarët!/BotaSot