Pushteti më shumë harxhon energji për mashtrim e propagadë, se sa për punë!
Shkruan: Mr.Huzeir Mustafi
Popullata e këtij vendi, e sjellur në pozitë ku thuajse më nuk po i beson as edhe vetes, e lere më pushtetarëve, megjithate i është nënshtruar makinerisë propagandistike të pushtetit, e cila duke pasur për qëllim që të pengojë ardhjen e një qeverisjeje të aftë dhe përgjegjëse për të thënat e të bëmat, që mbi supe duhet të marrë forcimin e këtij shtetit tanimë me ekonomi, diplomaci, shëndetësi e mirëqenie të shkatërruar thuajse totalisht, ka filluar të bëjë ate për të cilën edhe paguhet, të sulmojë gjithçka që rrezikon jetëgjatësinë në pushtet.
Jemi dëshmitarë se partia në pushtet që nga themelimi i saj e deri më sot, ka bërë koalicionime e marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi, herë me këta, e her me ata, e kur të tjerët dëshirojnë të bëjnë një marrëveshje, e cila në thelb mund të dëmtojë “qeverisjen” e tyre, menjëherë aktivizohen makineritë propaganduese të cilat trumbetojnë për parime e koalicionime gjoja të panatyrshme, vetëm e vetëm të krijojnë huti tek elektorati dhe popullata në përgjithësi.
Marrëveshja në mes opozitës shqiptare dhe opozitës maqedonase, në vete nuk ngërthen asgjë jo të natyrshme, por thjeshtë një bashkëpunim si rezultat i zërave të ngritur për gjendjen e mjerushme të këtij vendi falë qeverisjes aktuale, e që kërkon ndryshim.
Të vetëdijshëm për domethënien e kësaj marrëveshjeje, dhe faktit se asgjë nga ajo që premtuan nuk kanë realizuar, duke përdorur sulmin si mjet për mbrojtje e gënjeshtrën si medikament më të mirë për realitetin e zymtë, po tentojnë që vendimet e subjektit ti zbresin në nivelin e interest të individit, po qoftë ai edhe lider i partisë.
Ziadin Sela, më 27 prill 2017 u sulmua për vdekje nga hordhitë e VMRO-së së atëhershme, për shkak të qëndrimit pro interesit të popullatës shqiptare, e falë Zotit i mbijetoi atentatit ndaj tij. Më pas Ziadini në më shumë raste deklaroi se çështjet personale, nuk do ti vëjë mbi interesat e përfaqësimit të popullatës por se do të veprojë si lider i subjektit, dhe sot kur kryetari i VMRO-së së tanishme, vjen në zyrat e koalicionit ASH-AAA dhe arrihet marrëveshje për bashkëpunim, askund nuk vërehet dobësia e Ziadinit si lider, por vetëm kemi të bëjmë me një vision për një shtet të barabart për të gjithë, ku vasaliteti do të jetë e kaluar, e bashkëpunimi parimor një e ardhme.
Propaganda në veprim.
Fillimisht u dështoi projekti që të paraqesin të dështuar koalicionin ASH-AAA e tani po mundohen të pengojnë në çdo formë e mënyrë koalicionimin opozitar, të vetëdijshëm se sa kanë “realizuar” nga ajo që kanë premtuar e që rezulton me ZERO dhe friga se në ditën e zgjedhjeve do të marrin përgjigjen e merituar.
Sikur gjithë këtë energji të kishin shpenzuar në punë e jo në mashtrime diçka do të kishin sa për të dalë para elektoratit, por, të ballafaquar me realitetin dhe paaftësinë e tyre, mendojnë se më mirë është të mashtrojnë se sa të punojnë.
Ndoshta për ta kjo është më e lehtë, por jo edhe më e mira.
Koalicioni opozitar po vepron haptas dhe në mënyrë parimor, për dallim nga “pushtetarët” të cilët bëjnë koalicione publike me njërin, e koalicionime të fshehta me tjetrin.
Dita e të vërtetës po vjen.
Tik-tak, tik-tak.