Alternativa me kandidatin e saj do t’i prijë opozitës shqiptare në komunën e Likovës
Alternativa pritet që të zyrtarizojë kandidatin e saj në komunën e Likovës.
Siç mësohet jozyrtarisht në garën e fundit për kandidat për kryetar komune nga koalicioni ASH-AAA janë Iljasa Abazi nga Sllupçani, kryetari aktual i Alternativës në komunën e Likovës si dhe Arsim Idrizi nga Llojani, që është prof.dr. i shkencave të sigurisë.
Këtyre ditëve pritet të zyrtarizohet kandidatura dhe se në bazë të marrëveshjeve ndërkoalicionuese , Alternativa do të ketë kandidatin për kryetar në komunën e Likovës.