Taravari dhe Sali takojnë Arsovskën
Kandidatja e pavarur, Danela Arsovska për kryetare e qytetit të Shkupit, këtë mëngjes u takua me përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët.
Edhe pse jozyrtarisht ajo do të mbështetet nga VMRO-DPMNE, do të thotë se do të marrë mbështetjen edhe të opozitës shqiptare, të cilët tani më janë partnerë koalicioni.
“Takim konstruktiv me Arben Taravarin, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, mjek dhe kryetar aktual i Gostivarit dhe Bekim Sali, kandidat për kryetar të komunës së Çairit nga Alternativa. Ne diskutojmë idetë dhe zgjidhjet për Shkupin për programin e ri për qytetin. Së bashku arritëm në përfundimin se zgjedhjet cilësore dhe efikase janë të nevojshme për Shkupin dhe banorët e Shkupit – ka shkruar Arsovska në profilin e saj në Facebook./plusinfo