Tragjedi në familjen shqiptare/ 20 vjeçarja vdes nga koronavirusi, këtë javë i vdiq edhe babai
Tragjedi në familjen shqiptare/ 20 vjeçarja vdes nga koronavirusi,
Një lajm tronditës vjen nga Kosova ku një 20-vjeçare nga Gjakova raportohet se ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Lajmin është konfirmuar nga doktoresha e Infektivit, Agreta Gecaj-Gashi.
Gashi tha se vajza, e identifikuar si Rumejsa Hoxha, ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka ndërruar jetë sot si pasojë e COVID-19.
“Po ka vdekur sot, si pasojë e COVID-19”, tha Gecaj.
Lajmi bëhet më tragjik, pasi raportohet se brenda kësaj jave ka ndërruar jetë edhe babai i vajzës.
Express ka mësuar nga burime të sigurta brenda spitalit të Gjakovës, se para disa ditësh ka vdekur edhe babai i saj nga koronavirusi.