Maqedoni

Maksim Dimitrievski do të kandidojë si i pavarur për Kumanovën

Kryetari aktual i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski nuk do të presë aminin e partisë Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe do të garojë edhe për një mandat, por tani si i pavarur.
Informacionin e ka konfirmuar vetë Dimitrievski për “Fokus”, duke shtuar se gjatë ditës do të ketë paraqitje para gazetarëve në të cilën do të shtjellojë shkaqet për këtë vendim.