Maqedoni

Shekerinska pas takimit me Mehaj: Kadetët kosovarë janë studentë të shkëlqyer

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në konferencën e përbashkët me homologun kosovar Armend Mehaj ka falënderuar shtetin e Kosovës për besimin që kanë shprehur në shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së në Maqedoninë e Veriut, transmeton Alsat. Shekerisna tha se deri më tani në Akademinë Ushtarake janë regjistruar tetë gjenerata të kadetëve, 5 prej të cilëve kanë mbaruar shkollimin.

“Për momentin në Akademi po edukohen katër kadetë kosovarë, prej të cilëve tre janë vajza të reja dhe ambicioze. Siç kam dëgjuar nga profesorët e Akademisë Ushtarake në Shkup, bëhet fjalë për studentë të shkëlqyer, kadetë të përkushtuar me të cilët edhe ne jemi krenar”, tha Shekerinska.