Kolumna

Kanali Danub-Vardar, plani i Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për të izoluar Shqipërinë

Nga: Skënder Karaçica
Ka nis të vihet në tovolinë projekti madhor ekonomiko-financiar kinez për të përthekuar ekonominë e Ballkanit. Do të nisë arterja e ndërtimit të rrugës së gjatë 7 mijë kilometra që do të lidhë Kinën me vendet e Evropës dhe duke synuar që përmes kanalit Danub-Vardar të mbrrijë në detin e Greqisë. Për këtë projekt madhor do të investohen 19 miliardë dollar, thuhet në qarqet diplomatike në Peking, Beograd, Shkup dhe Athinë.
Përkitazi me këtë projekt,diplomacia dhe institucionet ekonomike të Shqipërisë dhe të Kosovës të mendojnë më shtruar se çfarë do të bëhet përmes këtij projekti kinez për Ballkanin…?
Po të shihet sesi do të dukej ky projekt për ndërtimin e dy kanaleve Danub-Vardar dhe dalja në detin e Mesdheut, piksësynim i Kinës që ka marrë një hov të madh të kaheve të zhvillimit me shkallë të lartë prej 9% të parametrave ekonomike ndërkombëtare, kujtoj se me këtë projekt do të përthekojë Ballkanin dhe do të izolojë resurset detare që ka Shqipëria në planin e shkembimit të mallrave nga kjo pjesë e Ballkanit për në tregjet ndërkombëtare.
Serbisë i dështoi plani për të dalë në Adriatik përmes Shqipërisë në shekullin e kaluar, tashti po synon të realizojë këtë (projekt historik) që përmes kanalit Danub-Vardar, të bëjë të mundur,,detin,, e vet për ekonominë në vitet që vijnë./infoshqip