Ç’janë këto kritika të pabaza?
Mislim Zendeli
Kohët e fundit me të madhe, në lajme dhe portale nga më të ndryshme paraqiten teza kinse, dasmat respektivisht pronarët e restoranteve janë fajtorët e vetëm (sic!) për rritjen e numrit marramendës të të infektuarve. Po pyes me plotë të drejtë si njëri i kësaj branshe: Ç janë more këto kritika të pabaza ndaj restoranteve dhe pronarëve të tyre? Pa më tregoni ju lutem, cili prej tyre e ka detyrua dasmorin apo të ftuarit ti bëjnë ahengjet e tyre dhe të hyjnë në ambiente? Më pastaj shumica e restoranteve kanë respektuar protokollet anticovid të cilat kanë qarkulluar vazhdimisht nëpër lajme si ato reklamat bajate. Dhe gjithë secili njeri, i cili di shkrim dhe lexim, i ka pasur të njohura këto paraprakisht! Menaxhmentet e restoranteve janë përpjekur të ndjekin dhe respektojnë rregullat por ama nuk e kanë as forcë e mundësinë t ju kundërvihen individëve, të cilët me këmbëngulje kanë dashur t i thejnë rregullat e lojës. Ka patur raste kur vet dasmorët të infektuar nuk kanë treguar dhe kanë vazhduar pa mos prishur festën e tyre dhe duke infektuar dasmorë të tjerë. Madje problem edhe tani sot kur shkruaj e kanë menaxherët e restoranteve t i ndalin dasmorët, të cilët me çdo kusht duan të jenë prezent në ahengje edhe pa certifikata?!? Kësisoj i kanë detyruar ca restorante të kontraktojnë shërbime shtesë të Agjencive të sigurimit për të realizuar kërkesat e Ministrisë. Duhet ta kemi të qartë se restorantet janë biznese fitimprurëse e jo çerdhe për t i edukuar apo mësuar njerëzit të moshës madhore se a guxojnë të shkojnë në ahengje familjare, si do të sillen në kushte pandemie për të cilat Ministria e Shëndetësisë në mënyrë shumë të qartë e me apele çdominutshe ka kërkuar të jenë të kujdesshëm dhe vëmendshëm dhe ti respektojnë protokollet por për kend se? Dhe në fund ca të painformuar apo që duan të krijojnë dezinformata tentojnë që fajin ta kërkojë tek menaxhmentet e restoranteve? Është jonjerëzore që fajin individual apo tënd ta kërkosh tek të tjerët nuk ka askush faj se popullin tonë e ka kapluar injoranca, mendjemadhësia dhe nonshallanca, ky është problemi madhor të cilin duhet gjithsesi gjetur mjet dhe metodë ta luftojmë dhe jo të etiketojmë fajtorë kuturu!