Gorani, sonte në Korçë po ua këndon shqipeve “kosovka”?!
Shkruan: Sociologu-Fadil Maloku
1. Gorani, më në fund hatri i Edi Rames, po këndon sonte nē Korçë! Ca shqipfolës që folën dhe shkruan në favor të ardhjes së frymëzuesit dhe argatit (Goran Bregoviç) të fashizmit serb gjatë viteve -90-ta, dëshmon jo vetēm mjerimin kuluror e racor të tyre, por, edhe lakmin, mangësinë dhe kompleksin e inferioritetit që ata ia amputuan qëllimisht vetës dhe bashkëkombasëve ndaj serbëve dhe Serbisē. Ky kompleks dhe inferioritet ka një histori dhe shpjegim shkencor që nuk daton nē këto kohëra, por më heret dhe me një imponim jo edhe aq të rastësishim, ashtu siç mund të mendoj dikush qē ikonografinë e “vëllazërimi- bashkimit” me serb dhe Serbinë, e ka në shpirt dhe në zemēr.
Lexoni edhe:
Vota e diasporës kosovare me 17 tetor nje shpresë e madhe për ndryshim e ndëshkim të të korruptuarve!
2. Sociologjikisht, ky tip inferioriteti (anipse, jo gjithshqiptar) që në dukje ështē edhe absurd, pardoksalisht e ka edhe anën poziteve; sepse, në publikun e gjerē i njejti e forcon dhe e promovon fuqishëm kosovocentrizmin si patrotizëm të munguar shtetëror!? Ndërkaq, ana negative ka tē bëjë me ate se; serbëve në faza afatgjata kultivimi i çfardo aversioni ndërshqiptar (ku pretendohet tē mbjellet përmes kompleksit kozmopoli tê çiftave si Nano, Baze, etj.) i konvenon Serbisē, edhe për shkak krahas kosovocentrizmit e ushqen edhe shpresen e kthimit të sajë nē “djepin e Kosoves” serbKështu që qasja sociale e publikut, që po tentohet tē trajtohet si qasje kinse kozmopolite ndaj serbëve, dhe qasja e politikēs sē qeverisē Rama si kinse solidare e tolerante ndaj Serbisë, duket që më shumë është “produkt” i topitjes së ndjenjës kombëtare që e krijoj artifificialisht komunizmi se sa i ndonjē identifikimi apo besimi të tepruar në kozmopolizëm.
3. Natyrisht, pikënisjen e këtij kompleksi (padyshim) inferiotiteti, e kisha me thënë edhe turbokozmopolizmi fëmijëror, duhet kërkuar (si thot miku im Jusuf Buxhovi, historian) “te 1913-ta dhe vendimet e Londres, ku periferia shqiptare (shteti shqiptar) merret si qendër, ndërsa qendra historike (Kosova) si përiferi me fatin tragjik të pakicës. Kjo logjikë ka bërë që Serbët të trajtohen si fuqi rajonale nga Nikolla Pashiqi, Ahmet Zogu e deri të Enver Hoxha…”. Shikuar me këtë dioptri, Gorani, në një mënyrë… edhe mirë bëri që erdhi sonte nē Korçë!? Sociologjikisht, ky tip inferioriteti (anipse, jo gjithshqiptar) që në dukje ja edhe pamje absurdi, pardoksalisht e ka edhe anën poziteve; sepse, në publikun e gjerē i njejti e forcon dhe e promovon fuqishëm kosovocentrizmin si patrotizëm të munguar shtetëror!?