Sport

Me 52 vota “PRO” Sejdini rizgjidhet kryetar i FFM-së

Muhamed Sejdini me 52 vota “për” dhe asnjë kundër rimori besimin e delegatëve për të udhëhequr edhe për një mandatë të plotë me FFM-në.

Muhamed Sejdini kundërkandidat në këto zgjedhje nuk kishte pasi që Lidhjet Komunale të Futbollit nuk kandiduan tjetër kandidat për postin e FFM-së.

Kujtojmë që Muhamed Sejdini në krye të FFM-së, erdhi në vitin 2019 duke e zëvendësuar Ilço Gjorgjioskin. Vlen të theksohet se për dy vite udhëheqje me “Shtëpinë e Futbolit” vendor, Sejdini vlerësohet si Presidenti më i suksesshëm në histori të këtij institucioni.