Nigeri, 17 të vrarë në një sulm të armatosur
Në rajonet Agatu dhe Kastina-Ala të provincës Benue është kryer një sulm i armatosur nga persona identiteti i të cilëve ende nuk dihet
Në provincën Benue të Nigerisë 17 persona u vranë në sulmet me armë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, në rajonet Agatu dhe Kastina-Ala të provincës Benue është kryer një sulm i armatosur nga persona identiteti i të cilëve ende nuk dihet.
Të paktën 17 persona humbën jetën në sulm dhe shumë të tjerë u plagosën.
Përdorimi i motoçikletave është ndaluar në disa provinca për shkak të sulmeve të fundit të armatosur me motoçikleta në vend.
Herë pas here, Benue është skenë e konflikteve të ashpra midis grupit etnik Fulani, anëtarët e të cilit merren me blegtori dhe disa fiseve të cilët merren me bujqësi, për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me tokën.
Herën e fundit në provincë më 3 maj, 17 persona humbën jetën në sulmet e armatosura.