Maqedoni

Dhjetë deputetët më aktivë në Kuvendin e Maqedonisë, asnjëri shqiptar

Raporti mbi cilësinë e debatit në Kuvend përgatitur nga Instituti për Demokraci, i cili i referohet periudhës nga janari deri në qershor të vitit 2021, tregon se deputetët më aktivë, përkatësisht deputetet të cilët qëndruan më gjatë në foltoren e Kuvendit, janë Panço Minov me 461 minuta, Gordana Siljjanovska Davkova me 440 minuta dhe Dajanço Eftimov me 323 minuta. Sipas asaj se sa herë janë paraqitur për fjalë, më aktive është deputetja Gordana Siljanovska Davkova e cila ka marrë fjalë 69 herë, deputeti Panço
Minov 68 herë dhe Bojan Stojanoski 56 herë. Në mesin e dhjetë deputetëve që qëndruan më gjatë në foltore gjatë kësaj periudhe monitorimi ishin katër deputete, Gordana Siljanovska Davkova e cila qëndroi në foltore për 440 minuta, Bllagica Llasovska 274 minuta, Eli Panova 216 minuta dhe Snezhana Kaleska-Vançeva me 193 minuta.

Ndryshe Raporti tregon nivel relativisht të ulët të cilësisë së debatit në Kuvend në 2 vitet e fundit dhe konfirmon përfundimin se ka vend për përmirësim të konsiderueshëm. Në shkallën nga 1 më e ulëta në 10 më e larta, rezultati mesatar i cilësisë së debatit në Kuvend në gjysmën e parë të vitit 2021 është
5.6, i cili krahasuar me periudhën e mëparshme të monitorimit, tregon një përmirësim të butë të nivelit të argumentimit (gusht – dhjetor 2020, 5.5).
Deputetët e opozitës ishin më aktivë me pjesëmarrjen në diskutime, duke marrë pjesë
në 63% të diskutimeve të monitoruara, ndërsa deputetët e pushtetit morën pjesë në 37%. Për
fjalë më shpesh janë paraqitur dhe në foltore më gjatë kanë qëndruar deputetët Panço Minov dhe Gordana Siljanovska Davkova. Midis 10 deputetëve më aktivë, janë katër deputete, Gordana Siljanovska Davkova, Bllagica Lasovska, Eli Panova dhe Snezhana Kaleska – Vançeva, përkatësisht një deputete më shumë se në periudhën e mëparshme (gusht – dhjetor 2020). Në mënyrë plotësuese, në këtë periudhë raportuese 43% e folësve janë gra,
që krahasuar me periudhën e mëparshme, shënon rritje me 8 pikë të përqindjes (35%).
Raporti shënon nivel të ngjashëm të ndërveprimit dhe shkëmbimit të qëndrimeve midis pjesëmarrësve në diskutim me periudhën
paraprake të monitorimit (gusht – dhjetor 2020).
Gjatë periudhës së monitorimit, u mbajtën të gjashtë seancat për pyetje deputetësh, siç parashikohet me Rregulloren e Kuvendit të RMV-së. Në lidhje me argumentimin e diskutimeve, përgjithësisht ka një përmirësim në nivelin e argumentimit nga pjesëmarrësit në diskutimin në Kuvend, krahasuar me periudhën e mëparshme të monitorimit (gusht- dhjetor 2020). Në 38% të fjalimeve të tyre, folësit nuk kishin argumente, ndërsa në 48% argumentuan dobët. Një ose më shumë argumente janë shënuar në 14% të diskutimit.
Në diskutimet e monitoruara, nuk u vërejt asnjë ndryshim në qëndrimin e deputetëve, as për shkaktë argumenteve më të mira të bashkëbiseduesve, as për arsye të tjera. Në 46% të diskutimeve, deputetët nuk i referohen forcës dhe cilësisë së argumenteve të folësve të tjerë, ndërsa në 40% deputetët qëndruan në pozicionin e tyre dhe nuk e njohën vlerën e argumenteve të kolegëve të tyre të opsioneve të tjera politike.
Deputetët i referohen më shumë shqyrtimit
të personalitetit të bashkëbiseduesve sesa argumenteve të tyre. Në 12% të fjalimeve, deputetët kanë shprehur respekt ose respekt të pjesshëm
për argumentet e deputetëve nga partia tjetër politike, ndërsa mosrespektim ose mosrespektim të