I riu u mbyt në Gjirin e Lalzit (Emri)
Arian Sallahu është i riu që humbi jetën tragjikisht 3 ditë më parë në plazhin e Gjirit të Lalzit.
Ky i fundit sëbashku me shokun e tij kishin marrë një varkë, dhe pasi kishin rënë nga varka, 22-vjeçari nuk ishte gjendur më.
Pas kërkimeve 3-ditore nga shërbimet e policisë kufitare dhe polumbarëve, trupi i të riut u gjet mëngjesin e sotëm.