“Puna e intelektualit shqiptar në Maqedoni vlerësohet sa një drekë e ministres”
“ARS ALBANICA” e sapobotuar!
“Ars Albanica” nr. 9, një ndër revistat më prestigjioze kulturoro – letrare në hapësirën mbarëshqiptare, ku botohen vlera që e lartësojnë kulturën tonë kombëtare.
Ishte pikërisht kjo arsyeja e mosfinansimit nga Ministria e Kulturës në RMV, sepse një ministre kulture me ngarkesa nacionaliste, e mbështetur nga komision jokompetent, me ngarkesa nepotizmi, nuk kishte si të vepronte ndryshe!
Më në fund, pas shumë reagimesh e ankesash të Përfaqësuesve të Shtëpive Botuese dhe Shoqatave Kulturore Shqiptare, nga Tetova, për revistën “Ars Albanica” ndahet një shumë, sa një ndihmë sociale, prej 30.000 den., (shumë nga e cila një pjesë të rimerren në formë librash, rreth 60 copë për Bibliotekën Kombëtare dhe Ministrinë e Kulturës, ndërkaq një përqindje në formë TVSH-je), aq sa mund të kushtojë një drekë e ministres, pra vetëm aq “vlerësohet” puna intelektuale e shqiptarit në RMV!
Ndjesë, se jo të gjithë shqiptarët janë të pakënaqur, janë ca butakë e puthadorë që mbase janë super të kënaqur!
Përgëzime autorëve të punimeve, nga të gjitha trojet shqiptare dhe Mërgata!
Faleminderit të gjithë dashamirëve të kulturës shqiptare!