Skandal, “Tigrat” – njësiti anti UÇK i jep mirënjohje Artan Grubit
Zëvendëskryeministri Artan Grubi është një nga zyrtarët qeveritarë dhe policorë që mori sot pllakatë jubilare nga Njësia Speciale Antiterroriste “Tigri”, në jubileun e 40 të themelimit të kësaj njësie. Në këtë ceremoni u theksua roli që ka pasur gjatë katër dekadave në raste të ndryshme, kjo njësi si një ndër të parat e cila ishte themeluar që në kohën e ish Jugosllavisë dhe kishte marrë pjesë aktive në trazira dhe konflikte të armatosura. Në kohën e ish Jugosllavisë, që në vitin 1981 kur dhe u themeluan, “Tigrat” mbahen mend si ndër njësitet kryesore që kanë intervenuar ndaj protestave dhe demonstratave të asaj kohe në Kosovë dhe më pas edhe në Maqedoni. Pas pavarësisë së shtetit, përveç se në demonstratat demonstratat në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Strugë, njësiti special “Tigri” kanë pasur fjalën kryesore edhe në shumë konflikte të armatosura gjatë dhe pas vitit 2001, ndër të cilat në biografinë e tyre theksohen beteja e Radushës, beteja e Haraçinës, “Stuhia malore” në Brodec si dhe së fundmi ndërhyrja në “Lagjes e Trimave” në Kumanovë.
“Pas përfundimit të suksesshëm të përgatitjeve bëhet selektimi i kandidatëve të cilët më 13 mars 1981 filllojnë punën si repart i milicisë për kryerjen e detyrave speciale. Gjatë 1981-82, reparti kalon në stacion të milicisë për kryerjen e deyrave speciale. Më 1991 stacioni i milicisë për detyra speciale riemërtohet në Stacion policor për kryerjen e detyrave speciale që në 1992 e merr emrin njësi për operacione speciale. Gjatë vitit 2001 njësia merr pjesë të madhe në përballim me krizën e sigurisë që e kaploi vendin, pati rol të rëndësishëm në periudhën pas konfliktit, duke punuar në mënyrë intensive për sigurinë dhe kthimin e besimit të popullatës në polici dhe forcat e sigurisë”.
Për sukseset e deritanishme të kësaj njësie e cila prej sot u riemërtua si Njësia speciale anti-terroriste “Tigri”, foli edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Ashti si ai, edhe kryeministri Zoran Zaev, thanë se transformimet janë nevojë e kohës, ndërsa u zotuan se Qeveria do të investojë edhe më tej në përmirësimin e kushteve dhe profesionalizimin e kësaj njësie dhe forcave të sigurisë në përgjithësi.
Zoran Zaev
“Lufta kundër terrorizmit, radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe sigurisë së gjithë qytetarëve janë në krye të prioritevteve të Qeverisë, ndërsa kjo njësi është një nga garantët e këtij prioriteti. Ndryshimet gjatë zhvillimit të saj historic kanë qenë pasojë e sfidave bashkëkohore me të cilat është ballafaquar, andaj dhe transformimi I saj në njësinë speciale anti terroristike është produkt i nevojave të sistemit tonë të sigurisë në sfidat e reja në luftën kundër tterorizmit global si kërcënim i kohës tonë”
Oliver Spasovski
“Sot shënojmë një jubilee shumë të rëndësishëm, kjo është 40-vjetori i ekzistimit të njësisë dhe e dyta, fakti se si rezultat i reformave tona gjithëpërfshirëse, material, teknike, profesionale të MPB-së dhe standardizimtit të saj sipas kritereve të BE dhe NATO, e promovojmë njësinë anti terroriste speciale ‘Tigri’, emër që përputhet me strukturën e re, mbindërtimit konceptual të kësaj njësie. Këtë pa asnjë dilemë mund ta quajmë si epilog logjik të rritjes dhe zhvillimit katërdekadësh të njësisë”.
Pas ndarjes së pllakatave dhe fjalimeve të zyrtarëve të lartë, në fund një delegacion i Qeverisë, i drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev, ministri Oliver Spasovski, ministrja Radmilla Sheqerinska dhe zëvendës kryeministri Artan Grubi, bënë homazhe në nder të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të rënë gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe në raste të tjera./SHENJA/