Goditet nga kamioni, vdes këmbësori
Një këmbësor ka humbur jetën pasi u godit nga kamioni, sonte në rrugën rajonale Ohër – Strugë.
Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Ohër, Stefan Dimoski i cili sqaroi se automjeti transportues ka goditur këmbësorin i cili ka vdekur në vendngjarje.
“Sonte, rreth orës 19 në SPB Ohër është denoncuar se në rrugën e vjetër Ohër – Strugë, te Plazhi i Orovnikut automjeti transportues ka goditur këmbësorin, i cili ka vdekur në vendin e fatkeqësisë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë”, tha Dimovski.