Sport

VIDEO/ Mesi shkelmon topin e parë te PSG, zgjedh numrin “30”

Teksa u konfirmua sot zyrtarisht, Lionel Messi ka shkelmuar topin e parë në Parc des Princes. Messi zgjodhi të mbajë numrin 30, edhe pse Neymar ia la të lirë numrin 10. Me numrin 30 Messi ka debutuar te Barcelona në vitin 2004.

Messi do te jete pjesë e PSG deri në verën e vitit 2023, ndërkohë që ka klauzolë për zgjatjen e marrëveshjes edhe për një sezon tjetër.

Argjentinasi do të përfitojë 35 milion euro në sezon, shumë që mund të rritet prej bonuseve. Tashmë për Messin nis një epokë e re të PSG, klub që ëndërron të fitojë Champions League. /abcneës.al