Hajdutët futen në shtëpinë e dibranit, nuk gjejnë para e bëjnë për spital, dërgohet në Shkup
Katër persona të maskuar janë futur në shtëpinë e një qytwtari dibran dhe pasi nuk kanë gjetur para, e kanë rrahur dhe e kanë bë për spital.
Burime Nga policia e Dibrës thonë se rasti ka ndodhur dje në lagjen Qeranica (te stadiumi i vjetër) në Dibër. Katër hajdutët e maskuar dhe të armatosur janë futur në shtëpi, ku nga pronari kanë kërkuar para. Pasi u ka thënë që nuk ka para të ju japë, njëri prej tyre e ka goditur pronarin me kallash në futyrë dhe në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda, pas të cilave është dërguar në Shkup. Bashkë me të në spital është dërguar edhe bashkëshortja, për shkak të lëndimeve të mara.
Mirëpo ketu nuk ka përfunduar e tëra, sepse ka pasur edhe krisma.
Pasi kanë dalur hajdutët nga shtëpia, djali i pronarit të shtëpisë u është venë pas.
Hajdutët e frikësuar kanë shtënë me kallashnjikov, por fatmirësisht pa pasoja.
Hajdutët kanë ikur dhe policia nuk ka kapur asnjërin prej tyre, gjë që po ngjall mjaft dyshime te banorët e Dibrës.