Edhe patriot edhe hajn nuk shkojnë bashkë
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Edhe kam dëgjuar, por edhe kam përjetuar vet që të shoh patriotë të vërtetë të cilët me të vërtetë patrotizmin e tyre e kanë treguar që nga fillimi dhe deri në vdekjen e tyre. Ata ( ato) të cilët gjithnjë i qëndruan besnik idealit të tyre patriotik dhe kurr nuk ranë preh e mashtrimeve të tyre për interese personale, por gjithnjë i ndejtën besnik fjalës dhe veprës së tyre dhe mbetën patriot të devotshëm gjithnjë. Patriotat e vërtetë kurr nuk u mashtruan të futen në politikë dhe politika ti bënë për vete.
Ata qëndruan larg politikës, sepse gjithnjë ishin të vetëdishëm se një ditë do të digjen nga politike dhe në këtë mënyrë do e humbnin tërë kontributin e tyre patriotik.
Të rrallët janë ata të cilët bënë vepra patriotike dhe pasi u futën në politikë të shpëtojnë për të dalur ashtu siç u futën me një bagazh shumë të madh patriotik, por shumica e tyre humbën vlerat e tyre duke harruar idealin e tyre dhe veprat e tyre dhe u turrën në politikë për të zënë ndonjë post në pushtet dhe pas fujes në pushtet dalngadal politika dhe interesi i tyre i bërë që të e humbin gjithë atë kontribut ty tyre që e kishin derisa nuk u futën në politikë.
Tani më kur u ulën në kolltuqe filluan të e zbehin veprimtarinë e tyre duke vrapuar pas të mirave të një pushtetari dhe duke shkuar edhe më larg filluan edhe të mishërohen me karierizmin dhe hajnin e cila bëhet në pushtet duke harruar atdheun, kombin dhe popullin e tyre, por filluan të e zhvatin djersën e popullit duke shikuar vetëm interesin e tyre personal. Pra, në fund mund të konkludojmë se patriotizmi dhe hajnia nuk shkojnë bashk.