Maqedoni

Shqipja në Zvicër/ Dr. Vaxhid Sejdiu: Gjuha e Nanës është detyrim moral dhe kombëtar në diasporë!

Shkolla Shqipe, ashtu sikur shkollat e vendit në Zvicër kanë përfunduar vitin shkollor, varësisht nga kantonet ku zhvillohet ky lloj mësimi dhe tashme jane ne pritje te fillimit te ri shollor 2021/22. “Në kuadër të “Shkollës Shqipe“ në Zvicër, kemi hapur 51 pika shkollore, ku organizohen orët mësimore në gjuhën amtare me mbi 800 nxënës, ndërkohë që janë në proces edhe 24 shkolla të reja..” thote fillimisht dr.Vaxhid Sejdiu ne intervisten ekskluzive për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke uruar shtetit te Zvicrës 1 Gushtin-Ditene Pamavresisë, ne te cilin vend po rriten dhe shkollohen femijet tane edhe ne gjuhen shqipe!

Duke marrë shkas nga kjo, ne bisedojmë me njërin nga mësuesit më të përkushtuar në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe, jo vetëm në Zvicër, por edhe më gjerë. Bashkëbiseduesi yne ehste Dr. Vaxhid Sejdiu, mësues disavejqare ne Zvicër i cili bart lart e më lart flamurin e “Shkollës Shqipe” në diapsore, jo vetëm në klasat ku punon (nga njëraklasë në tjetrën, nga e hëna deri të shtunën) por edhe në organizimin e “Shkollës Shqipe”, koordinator i së cilës është. “Gjuha e Nanës është detyrim moral dhe kombëtar per fëmijet tane ne diasporë!..” ka shtuar z.Sejdiu.

Dr.Sejdiu: Viti shkollor 2020/21 ishte nje vit i suksesesshem: Kemi hapur 51 pika shkollore, ku mësimet në shqip i ndjekin mbi 800 nxënës, presim hapjen edhe te 24 shkolla të reja..

* z. Sejdiu, viti shkollor 2020/21 po përfundon edhe në Zvicër. Gjatë këtij viti janë hapur një numër i madh i shkollave shqipe. Mund të na thoni për realizimin e qëllimit të parashtruar në fillim të vitit shkollor.

Dr.Vaxhid Sejdiu: Po, tani jemi në prag të përfundimit të vitit shkollor. Në disa kantone mësimet sapo kanë përfunduar. Ka mbetur vetëm Kantoni i Zyrihut, në të cilin mësimi në “Shkollën Shqipe“përfundon brenda pak ditësh. Mund të themi pa ndroje se nga puna dhe përkushtimi i prindërve dhe mësuesve, jemi shumë të kënaqur. Sukseset janë evidente dhe bashkërisht vazhdojmë rrugëtimin tonë në shërbim të nxënësve shqiptar në Zvicër ketu duke përfshjire edhe angazhimin dhe kontributin e insituconeve tona nga Tirana dhe Prishtina. Nga përfaqësues të larta të institucioneve të dyja vendeve tona, Diaspora u cilësua si aset, cila është gjithmonë e gatshëm për të kontribuar në fushën e arsimit, me përkushtimin dhe vullnetin e mësuesve shqiptarë. Gjithashtu në këtëtakim u vlerësua shpallja e një teksti fitues nga Komisioni i përbashkët Shqipëri-Kosovë për miratimin e teksteve mësimore për Diasporën i cili është i rëndësishëm jo vetëm për cilësinë e mësimdhënies por dhe një vlerë morale.

* A mund te themi se ky vit për ju dhe për “ShkollënShqipe“ në Zvicër ishte i suksesshëm? – meqë nëmediat tona kemi lexuar gjatë tërë vitit përkontributintuaj, në hapjen e shkollave te reja dhe rritjen e atyre ekzistuese. Mund te na thoni disa nga keto rezultate?
Dr.Vaxhid Sejdiu: Po, natyrisht. Përkundër situatve ishte nën ndikimin e kufizimeve të shumta në kuadër të masave të pandemisë, në bazë të rezultateve, ky vit ishte pa dyshim mjaft i suksesshëm; janë shtuar pikat shkollore, me shtrirje dhe në kantone të tjera ku nuk ka pasur një shkollë shqipe është rritur numri i nxënësve. Vlen të theksohet se ka një angazhim më të madh tëmësuesve dhe prindërve, pikërisht për këtë mund të themi se “Shkolla Shqipe” në Zvicër është rriturdhe po rritet dita – ditës. Në kuadër të “Shkollës Shqipe“ në Zvicër, kemi hapur 51 pika shkollore, ku organizohen orët mësimore në gjuhën amtare me mbi 800 nxënës, ndërkohë që janë në proces edhe 24 shkolla të reja, të cilat, për shkak të masave ndaj pandemisë, nuk arritëm t`i hapim. Kemi krijuar Këshillin Pedagogjik me 23 mësues/e, Këshillin e “Shkollës Shqipe“ në Zvicër me 23 mësues dhe 51 kryetarët e Këshillave Prindëror, që përbëjnë Këshillin e Shkollës.
* Sigurisht këto suksese janë shpresëdhënëse për rritjene “Shkollës Shqipe” në Zvicër. Por sa keni pasur mbështetje nga institucionet tona Shqipëri – Kosovë, qoftë nga Ambasadat apo ministritë përkatëse?

Aucune description disponible.Dr.Vaxhid Sejdiu: “Shkolla Shqipe” në Zvicër, është krijuar me mbështetjen e Ambasadës së R. së Shqipërisë nëBernë e cila në vitin 2019 u zyrtarizua si sponsore e njohur e mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër. Ajo ka pasur dhe vazhdon të ketë mbështetje si nga Ambasada e RSH ashtu edhe ajo e RK. Në veçanti vlen të theksohet projekti i Komisionit të përbashkët Shqipëri – Kosovë, për hartimin e përzgjedhjes së teksteve shkollore. Pastaj, krijimi i regjistrit të mësuesve në diasporë, ku mësuesit e “Shkollës Shqipe” që kanë aplikuar për tu regjistruar në regjistrin kombëtar të mësuesve janë pranuar dhe pritet të pajisen me certifikata. Aplikimi do të vazhdoj edhe sivjet dhe afati është u hapur deri ne shtator. Po ashtu edhe nxënësit që përfundojnë mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër do të pajisen me certifikata të njohura nga të dyja shtetet Shqipërisë dhe Kosovës. E gjithë kjo procedurë bëhet nëpërmjet Ambasadës sëRSH-së në Bernë, me shkresa zyrtare, e cila gjithmonë është dhe mbetet e gatshme për te çuar përpara këtë projekt. Të mos harrojmë dhe pajisjenme tekstet shkollore dedikuar diasporës, tëprodhuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, dhe tësiguruara e të shpërndara që nga viti i kaluar nga Ambasada shqiptare.
* Dhe për vitin e ardhshëm?
Dr.Vaxhid Sejdiu: Për vitin e ardhshëm shkollor përveç këtyre pikave shkollore që funksionojnë dhe që janë në proces, përmes Ambasadës së R. së Shqipërisë në Bernë kemi bërë kërkesë edhe për 30 shkolla të reja, me të cilat ne përfshijmë të gjitha kantonet e Zvicrës dhe hapim një dritare të re për masivizimin e shkollës shqipe, me moton “Sa më shumë pika shkollore, më shumë nxënës, më shumë mësues, më shumë prindër në kuadër të shkollës shqipe”. Presim që me fillim të vitit të ri shkollorë 2021-2022 të vinë tekstet e rejashkollore për Diasporën. Mendoj se tani është momenti që bashkërisht përveçse ti bashkërendisim kërkesat e këtij lloj mësimi, unifikimi i është më se i nevojshëm për te ardhmen në procesin e mësimit te gjuhës shqipe në Diasporë në përgjithësi e në Zvicër në veçanti. Në takimin e nivelit të tillë, “Shkolla Shqipe” në Zvicër, nga të pranishmit u evidentua si shembull pozitiv i funksionimit dhe organizimit për mësimin e gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare.
* Ditë më parë keni bërë edhe promovimin e librit “Shkolla shqipe në Kantonin e St. Gallenit – vatër e bashkimit kombëtar”. Për çka bëhet fjalë në këtë libër?
Dr.Vaxhid Sejdiu: Në këtë libër jam munduar të përfshij angazhimin e prindërve, mësuesve dhe nxënësve të shkollave shqipe në Kantonin e St. Gallenit dhe jo vetëm, gjatë këtyretre dekadave, në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar. Një përkushtim që vlen të vlerësohet dhe të merret si model në ruajtjen e gjuhës amtare.
* Në fund të qershorit u organizua edhe takimi i Mësuesve të Diasporës, në të cilin morën pjesë edhe ministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës. I pranishëmishit edhe ju. A mund të na thoni diçka përpërmbajtjen dhe tematikat e diskutuara në këtëtakim?
Aucune description disponible.Dr.Vaxhid Sejdiu: Në takimin e datës 22 Qershor, nën organizimin e Qendra së Botimeve për Diasporën, përfaqësues të institucioneve të përfshira si nga R. Shqipërisë dhe R.Kosovës në procesin e mësimit për Diasporë folën lidhur me sfidat dhe problematikat e fushës. Në këtëmbledhje morën pjesë mësues/e të Diasporës nga e gjithë bota, me pranin e Ministrave të Diasporës dhe të Arsimit të R. së Shqipërisë dhe të Kosovës; z. Pandeli Majko, znj. Arbërie Nagavci, znj. Evis Kushi, znj. Liza Gashi dhe drejtoresha e QBD-së znj. Mimoza Hysa dhe ajo e Ministrisë së punëve të Jashtme znj. Mira Hoxha. Në këtëtakim unë po merrja pjesë në cilësinë e kryesuesit tëKKAD-së dhe Koordinatorit të “Shkollës Shqipe” në Zvicër, ku vlerësova punën e komisionit të përbashkët dhe mirëpresim produktet e para. Theksova nevojën nëse do mund të procedohej më shpejt në dhënien e certifikatave për nxënësit që kanë përfunduar programin e gjuhës shqipe dhe pajisjen me certifikata për mësuesit e Diasporës, kërkesa këto që i kemi adresuar me kohë përmes Ambasadës shqiptare në Bernë. Kërkova organizimin e seminareve në përgatitjen e mësuesve. Platforma digjitale është mëse e nevojshme, por nevojitet dhe e printuar.
* Dhe në fund keni ndonjë mesazh për familjet shqiptare?
Dr.Vaxhid Sejdiu: E para, si mësues shumëvjeçar me fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, si mësues me një përvojë të gjatë në fushën e këtij lloj mësimi, apeloj te të gjithë prindërit që fëmijët e tyre t`i regjistrojnë me kohë në shkollën shqipe, dhe jo me vonesë sepse ata të cilët vinë me vonesë nuk ndihen mirë, nuk janë të barabartë me ata të cilët e mësojnë gjuhën amtare me rregull. Edhe më keq e kanë ata të cilët nuk marrin pjesë asnjëherë në orët mësimore të gjuhës shqipe, sepse do të kenë vështirësi në të ardhmen e tyre.

E dyta, rëndësia e gjuhës amtare është shumë më e madhe se sa mendohet nga një numër i konsiderueshëm i prindërve. Pa gjuhën amtare, ata nuk mund të mësojnë në mënyrë profesionale gjuhën e vendit ku jetojnë. Një gjë të tillë e thonë edhe ekspertët zviceranë. Një gjë të tillë e preferojnë edhe mësuesit dhe drejtoritë e shkollave zvicerane. Nëpërmjet gjuhës shqipe ata mund ta mësojnë më mirë gjuhën e vendit dhe mund të arrijnë një integrim më të lartë në shoqërinë zvicerane, e cila është multigjuhësore e multikulturale dhe që i nxit pikërishtkëto vlera e shumë të tjera.

E treta; prindërit e kanë për detyrë, që fëmijëve të tyre, t`ua mësojnë gjuhën amtare. Pra është detyrim moral edhe kombëtar jo vetëm i njërit, por i të gjithëveqë ta ruajmë gjuhën amtare.