VMRO-DPMNE: 20 ditët e fundit nuk është dhënë asnjë letërnjoftim, MPB e Spasovskit nuk është funksionale
Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “MPB-ja e Spasovskit është jofunksionale, letërnjoftime nuk janë dhënë për më shumë se 20 ditë.
“Qytetarët për letërnjoftim presim për më shumë se një muaj, ndërsa në 20 ditët e fundit nuk është dhënë asnjë asnjë letërnjoftim. Ky është dështim i sistemit, ndërsa Qeveria e ka fajin”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Sipas tyre, Spasovski me jofunksionalitetin e MPB-së e shkel Ligjin për letërnjoftim ku në mënyrë të qartë përshkruhet se letërnjoftimi jepet në afat prej 15 ditëve nga dita e kërkesës.
“Kush do të mbajë përgjegjësi dhe a do të mbajë dikush përgjegjësi për shkak se shkelet ligji”, thonë nga kjo parti.
Ata shtojnë se Qeveria rrezikon dhe dëmton qytetarët.