Në këtë dite zie, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës
Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.
Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi.
Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!
Presidentja Vjosa Osmani