Kurti dhe disa ministra nisen drejt Kroacisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur të dielën drejt Kroacisë, pas aksidentit me autobus në Sllavonski Brod, që ka lënë të vdekur 10 persona dhe mbi 40 të plagosur.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.
“Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela”, është thënë në njoftimin e kryeministrisë.
Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.