Maqedoni

Gjithë shqiptaria në zi për aksidentin në Kroaci, ministri shqiptar në Maqedoni “reklamon” trotineta

Deri sa gjithë shqiptaria është në zi për aksidentin tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 kosovarë, ky aksident si duket nuk e ka prekur fort ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, që e deklaron veten shqiptar.

Deri sa nga autobusi nxirreshin kufomat dhe të lënduarit, Osmani promovoi trotinetët elektronik, të prokuruar për përdorim nga ana e të punësuarve në Ministri.

MPJ maqedonase madje ende nuk ka nisut telegramë ngushëllimi lidhur me këtë tragjedi.