Maqedoni

Ekskluzive: BESA “karshillëk” LSDM-së, mendohet kandidimi i ministrit Hoxha për Qytetin e Shkupit

Agjencia e lajmeve Zhurnal ekskluzivisht mëson se Lëvizja Besa po mendon që për kandidat për të parin e Shkupit të nxjerë ministrin aktual të Bujqësisë, Arjanit Hoxhën.

Sipas informatave brenda partiake të Zhurnal, Hoxha do të ishte personi i duhur për t’i bërë ballë kryetarit aktual nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov i cili do të kandidojë edhe për një mandat tjetër.

Hoxha gëzon mbështetjen e plotë brenda partisë pas sukseseve që po korrë si ministër në Bujqësi.

Periudhën në vijim pritet dhe zyrtarizimi i kandidatëve nga radhët e Besës.