“Unë jam këngëtarja dhe arkitektja më e suksesshme”, Tayna tregon afirmimet që mbante në dhomë para se të bëhej e famshme
Reperja e njohur shqiptare, Tayna, tashmë është një nga emrat më të afirmuar në tregun muzikor shqiptar.
Ajo këndon kryesisht në zhanrin hip-hop, teksa dëshirën për t’u marrë me muzikë e ka pasur që e vogël.
Reperja me prejardhje nga Prizreni madje ka kujtuar së fundmi përmes disa fotografive, se si edh gjatë kohës kur ishte studente kishte të njëjtat aspirata.
Ajo kishte vendosur në murin e saj një letër me afirmimin: “Unë jam këngëtarja/arkitektja më e suksesshme”.
Me “arkitekte”, reperja aso kohe i referohej shoqes së saj të ngushtë, e cila studionte Arkitekturën.
Foto: Tayna/InstaStory
“Para tri viteve kur ende s’kam qenë ‘Tayna’, kam pas afirmime të tilla në banesën tonë studentore…bile i shkruaja edhe për shoqe të mijat arkitekte. Morali i tregimit: Ato funksionojnë”, ka shkruar Tayna në një fotografi të publikuar në InstaStory.
Tayna përpara se të bëhej e famshme, studionte për Shkenca Kompjuterike në Universitetin për Biznes dhe Teknologji, në Prishtinë.