Maqedoni

153 gjoba në Shkup, 57 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shkupit janë shqiptuar 153 gjoba, prej të cilave: 57 për tejkalim të shpejtësisë, 23 për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 gjoba u janë shqiptuar vozitësve të motoiçikletave.

Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar edhe 6 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë dhe 17 për parkim të parregullt.