KSI: Gjendja epidemiologjike në vend është stabile
Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar gjendjen epidemiologjike në vend, me çrrastë ka konstatuar se ka një rritje të lehtë të të prekurve nga Kovid-19 dhe atë në Shkup dhe Tetovë. Sipas analizave të KSI-së rritja në Tetovë është shënuar për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve gjatë ahengjeve familjare të organizuara në ambiente të mbyllura.
Megjithatë sipas Komisionit në fjalë edhe përkundër rritjes së lehtë të rasteve gjendja në vend është stabile dhe nëpër spitale nuk ka presion. KSI-ja vlerëson se për momentin mbeten masat aktuale dhe nuk ka nevojë për masa të reja restriktive.
Ministria e Shëndetësisë apelon deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe rekomandimet, me çrrastë do të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së Kovid-19.