E bëri shqiponjën me duar, shteti serb do të ngre padi ndaj shtetasit nga Maqedonia
Policia e Nishit ka dënuar një shtetas nga Maqedonia e Veriut që jeton në Zvicër pasi nga vetura e tij ka bërë me duar simbolin kombëtar të shqiponjës dykrerëshe gjatë vozitjes në trafik në këtë qytet serb.
Sipas mediave serbe policia akuzon shtetasin me akuzën për nxitje të urrejtjes kombëtare, shkruan n1, transmeton Gazeta Express.
Ai akuzohet se, ndërsa po voziste, ai hapi dritaren e një makine me targa zvicerane dhe u soll në mënyrë të papërshtatshme ndaj një personi tjetër në trafik, duke aluduar në simbolet nacionaliste me shqiponjën dykrerëshe.
Kallëzimi penal do të ngrihet kundër të dyshuarit në prokurorinë e lartë publike në Nish./Express/