Maqedonia në gjendje alarmi, parashikohen reshje të rrëmbyeshme të shiut
Duke filluar pasditja, një fundjavë me mot të paqëndrueshëm është para nesh. Parashikimi meteorologjik është që një ciklon i akumuluar në Alpet e Evropës ka filluar të zbres mbi Ballkanin Perëndimor dhe do mund të shkaktoj reshje të shumta të shiut dhe fatkeqësi natyrore. Madje nga Enti Hidrometeorologjik nuk përjashtojnë skenarët e vërshimeve që mund të kaplojnë vendin tonë. Nga ky institucion thonë se moti i keq parashikohet të vazhdojë deri të martën, ku ditët më kritike sipas sinoptikanes Lençe Rizova, pritet të jenë e diela dhe e hëna pasi akumulimi i energjisë në atmosferë nga temperaturat e larta parashihet të shkarkohet pikërisht në këto dy ditë.